INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo u martua, cili është futbollisti SHQIPTAR që ka ngacmuar Lei Krajën?

Sapo u martua, cili është futbollisti SHQIPTAR që ka ngacmuar Lei Krajën?

Publikuar më: 16:28 23-01-2023

Dashuria e Filloreta Raçit dhe Adis Patushit do të bekohet me një fëmijë. Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe do të bëhet nënnë për herë të parë. Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme. Lajmin se do të bëhet nënë e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH.

Së fundmi, burime për “Panorama” kanë bërë me dije se këngëtarja do të sjellë në jetë një vajzë.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenën e Festivalit të Këngës kur konfirmoi lajmin më herët.

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi kanë festuar 1 vjetorin e tyre së bashku. Në këtë ditë të veçantë për çiftin nuk ka munguar një urim siç vetëm Fifi di të bëjë.

Krahas një fotoje të tyrën në Instagram, këngëtarja ka shkruar:

“Sot 1 vit më parë të kam bërë timin .. sot 1 vit më parë ti kishe frikë qe unë s’do jem e jotja .. e sot 1 vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që unë i di..
që dashuria ime për ty veç do rritet ma shumë e do mundohem mos të të zhgënjej për këtë të jesh i bindur e të betohem në dashurinë tonë . Të Dua Nushi!! #1stanniversary”, ka shkruar Fifi krahas imazhit të ëmbël.

Article Logic
Execution time: 0.0030241012573242