INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo e pranoi? Çfarë s’u tha për ta, Albi Nako flet njëherë e mirë për lidhjen me Alba Hoxhën! [FOTO]

Sapo e pranoi? Çfarë s’u tha për ta, Albi Nako flet njëherë e mirë për lidhjen me Alba Hoxhën! [FOTO]

Publikuar më: 09:20 06-07-2019

Prej ditësh në media është komentuar gjatë për ndarjen e koreografit Albi Nako nga balerina e njohur Alba Hoxha. Pasi ata e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, nuk u panë më bashkë dhe burime pranë tyre konfirmuan dhe madje treguan dhe shkakun e ndarjes.

Sipas ‘Panorama Plus’ mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.

Ditën e djeshme Albi ishte i ftuar në emisionin e Rudinës dhe sigurisht që nuk mund të mos ngacmohej nga moderatorja lidhur me këtë romancë të përfolur. Ai nuk e pohoi lidhjen me Albën, por as nuk e mohoi.

“Di të them se jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon po njësoj. Pjesa tjetër, nuk do doja të merrte vëmendjen nga akademia, për të cilën jemi këtu.”

ikue.png

 

Lidhur me veprimin që hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, Albi u shpreh se ky ishte një vendim i marrë bashkërisht si një mënyrë për të evituar problemet.

“Ai ishte një pakt që e bëmë bashkë me Albën, të mos e ndiqnim më njëri- tjetrin sepse po i merrnim fansat nga njëri- tjetri.”

Albi foli edhe për një tjetër çështje shumë të diskutuar, atë se është ndarë nga Alba për shkak se prindërit e tij nuk e aprovojnë lidhjen me të.

“M’u duk pak qesharake. Për jetën time s’mund të vendosin prindërit. Unë mund të isha prind vetë, jam mjaftueshëm i rritur.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225