INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit janë të BINDUR që Elvana Gjata dhe Era Istrefi do të sjellin HIT-in e verës dhe ja DETAJI që nxorri zbuluar këngëtaret [FOTO]

Njerëzit janë të BINDUR që Elvana Gjata dhe Era Istrefi do të sjellin HIT-in e verës dhe ja DETAJI që nxorri zbuluar këngëtaret [FOTO]

Publikuar më: 21:34 05-07-2019

Këngëtarja Era Istrefi nuk ka të ndalur me sukseset e saj në muzikë, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Së fundmi Era ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të dhe kjo ditë e veçantë për të e gjeti në Tiranë. Ajo festoi me publikun shqiptar në sheshin Skënderbej, në një koncert ku përformoi me emra të njohur të muzikës shqiptare.

Më pas, një festë e madhe e priste këngëtaren me të ftuar nga Kosova dhe Tirana. Nuk mungoi as një e ftuar speciale, mike e Erës, Elvana Gjata e cila ishte bërë shumë elegante!

Vajzat mahnitën dhe befasuan të gjithë ndjekësit me postimin e tyre, ku shiheshin shumë të afërta. Mirëpo edhe pse në fillim nuk u dyshua se nga dyshja mund të prisnim diçka, tani jemi thuajse të sigurt. Këtë na e tregoi Elvana Gjata!

Këngëtarja paralajmëroi nëpërmjet një postimi në Instagram një surprizë, e cila duket të ketë të bëjë me një këngë të re.9d1857f0-7abf-4b47-94e4-96dfb59b96e4.jpg

“Have a little suprise for you ...?”, mbishkruan Elvana krahas fotos dhe ai “emoji” shqiponjë na zbuloi shumë! Kjo pasi të njëjtin ‘emoji’ e ka vendosur edhe te story me Erën... Shumë fansa janë të bindur se dyshja po përgatitet për HIT-in e verës dhe vlen të thuhet do ishte ZJARR!

e9140546-b2e0-4c8a-88a7-a550191e6429.jpg

a348d196-3c94-45e3-a15b-faf8906fdcd7.jpg

ervana1.png

ervana3.png

ervana2.png

Article Logic
Execution time: 0.0029571056365967