INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salvini do të shmangë masat disiplinore të BE-së! Po a do t'ja dalë?

Salvini do të shmangë masat disiplinore të BE-së! Po a do t'ja dalë?

Publikuar më: 10:27 28-11-2018

Zëvendës-kryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka raportuar se po përpiqej të shmangte masat disiplinore të BE-s mbi buxhetin e vitit 2019 të Italisë. Ai the se shpresonte që Brukseli të ishte i hapur për diskutimin e paketës ekspansioniste fiskale.

Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë së BE-së do të mbështesin të enjten procedurat disiplinore nga Komisioni Evropian kundër Italisë, mbi “malin e saj” të borxhit.
Salvini u tha gazetarëve se buxheti ishte “serioz” dhe kishte për qëllim nxitjen e rritjes ekonomike. Ai tha se nuk ishte “i varur” nga parashikimet e përfshira në projekt-ligj, por theksoi se ishte e rëndësishme për partitë e koalicionit, që të ndjekin premtimet e tyre elektorale.
Italia miratoi një buxhet me deficit në rritje për vitin 2019, ndryshe nga sa është rënë dakord me BE-në për uljen e borxheve, ndërsa Komisioni Europian e rrëzoi këtë paketë , me pretendimin se nuk përputhet me rregullat fiskale të Bashkimit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0040841102600098