INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha voton për zgjedhjet në PD, Kryemadhi kërkon votat e të pakënaqurve të PS dhe “sulmon” Ramën

Basha voton për zgjedhjet në PD, Kryemadhi kërkon votat e të pakënaqurve të PS dhe “sulmon” Ramën

Publikuar më: 21:24 27-11-2018

Partia Demokratike është duke zhvilluar zgjedhjet e brendshme para Kuvendit Kombëtar tëqë do të zhvillohet në datën 15 dhjetor. Në këtë kuadër, gjatë pasdites ka votuar edhe vetë kreu i PD-së Lulzim Basha ka votuar për kryetarin e ri të njësisë numër 8 në Tiranë.

‘Pas Këshillit Kombëtar do të krijohen shtabet elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes’, u shpreh kreu i PD-së, pas votimit.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar që tani përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Në një takim me strukturat e partisë në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kërkoi nga anëtarët që të vijojnë punën dhe të shkojnë banesë më banesë për të evidentuar çdo votë.

“Sot, që nga ky moment, të gjithë së bashku mjafton sikur 10 minuta në ditë, secili nga ne vetëm të mendojë për datën 30 qershor, të jeni të bindur që numri i këshilltarëve të LSI do të dyfishohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kemi bërë gabime, – u shpreh Kryemadhi. – Të gjithë kemi dëgjuar për ikjen e këshilltarëve të LSI për shkak të ndikimit rus. Në fakt nuk jam këtu për të bërë kritika për të kaluarën”.

Kryemadhi shtoi se “LSI nuk është e kryetares, por është e anëtarëve dhe e votuesve të saj. Prandaj nga sot, strukturat e Tiranës, të gjitha njësive administrative të fillojnë axhendën e tyre të punës. Jo vetëm evidentimin shtëpi më shtëpi të votave të LSI, të votave të pakënaqura nga PS-ja, të votave gri”, tha ajo.

Numri një i LSI-së, hodhi akuza të forta në adresë të kryeministrit Rama, i cili sipas saj është përgjegjësi i largimit të shqiptarëve nga vendi. “Kjo situatë, – tha Kryemadhi, – duhet të marrë fund sa më parë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875