INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Sakrifikoi' mbrëmjen e maturës për t’u takuar me të dashurin, Jonida Maliqi zbulon si e gënjeu nënën atë kohë!

'Sakrifikoi' mbrëmjen e maturës për t’u takuar me të dashurin, Jonida Maliqi zbulon si e gënjeu nënën atë kohë!

Publikuar më: 11:30 17-04-2022

Jonida Maliqi ka rrëfyer një ngjarje interesante nga e kaluara e saj.

E ftuar në Style Star Show ajo ka zbuluar një episod nga koha e gjimnazit.

Tema e programit ka qenë si të vishemi në mbrëmjen e maturës dhe Jonida ka treguar se ajo nuk i ka përjetuar emocionet e mbrëmjes së maturës.

Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin”, është shprehur Jonida.

Article Logic
Execution time: 0.0031669139862061