INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Sadna' infektohet me koronavirus, ja si është gjendja e aktores

'Sadna' infektohet me koronavirus, ja si është gjendja e aktores

Publikuar më: 19:31 10-09-2020

Aktorja shumë e njohur indiane Sara Khan e cila u bë e famshme në vendin tonë me rolin e “Sadnës” nga seriali “Bidaai”, ka dhënë një lajm jo të mirë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Sara ka bërë të ditur se është infektuar me Covid-19. Aktorja është karantinuar në shtëpinë e saj.

Ajo shkruan se ndihet mirë dhe shpreson të shërohet sa më shpejt. “Fatkeqësisht sot jam testuar pozitive me koronavirus.

Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt-shkruan Sara Khan.

Aktorja ka marrë komente të shumta nga kolegët dhe fansat të cilët i urojnë shërim sa më të shpejt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0091190338134766