INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të dashuruar! Publikohet fotoja zyrtare e Jonida Vokshit si e fejuar me aktorin e njohur! Ja kush është ai [FOTO]

Sa të dashuruar! Publikohet fotoja zyrtare e Jonida Vokshit si e fejuar me aktorin e njohur! Ja kush është ai [FOTO]

Publikuar më: 16:49 22-05-2019

Ajo është një ndër moderatoret më të njohura, por edhe pse kaq vite në skenë, Jonida Vokshi ka qenë shumë hermetike përsa i përket jetës së saj private. Askush nuk e dinte për lidhjen e saj, derisa Jonida foli për herë të parë këtë fundjavë dhe tregoi se është e lidhur me aktorin e njohur Besnik Krapi me të cilin pritet të martohen shumë shpejt.

Ajo është shprehur se e ka njohur gjatë xhirirmeve të filmit “O sa mirë”.

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë, sepse ne njiheshim më parë. Quhet Besnik. Ai është aktor dhe ka një kompani të tijën. Problemi është që më ka zënë halli, sepse që kur jemi prezantuare, familja ime do më shumë Besnikun se mua,”- tha moderatorja.

Edhe pse nuk janë hasur asnjëherë bashkë në publik,më në fund zbulohet një foto e çiftit ku duken kaq shumë të dashuruar. Fotoja është postuar nga një kafene në Londër, ku Jonida ka treguar se ka qëndruar para disa kohëve.

jnnia.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037