INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për martesë! U tha që është e lidhur me DJ Sardin, por s’do ta besoni sa vite kanë bashkë Jonida Vokshi dhe aktori i njohur shqiptar! [FOTO]

Gati për martesë! U tha që është e lidhur me DJ Sardin, por s’do ta besoni sa vite kanë bashkë Jonida Vokshi dhe aktori i njohur shqiptar! [FOTO]

Publikuar më: 09:29 23-05-2019

Askush nuk dinte gjë për fejesën e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit. Por gjatë fundjavës që lamë pas, ka qenë vetë Jonida ajo e cila dha lajmin e bukur se ajo dhe kolegu i saj nga seriali ‘O sa mirë’, Besnik Krapi, janë bashkë e madje edhe janë fejuar.

Me siguri të gjithë i mbani mend thashethemet që kanë qarkulluar para disa muajsh që Jonida dhe Dj Sardi janë në një lidhje, por tani është mësuar se me të vërtetë kanë qenë thashetheme pasi burime pranë çiftit kanë bërë të ditur ekskluzivisht për "Xing.al" se Jonida dhe Besniku janë të lidhur prej 4 vitesh.

Ata kanë preferuar që lidhjen ta mbajnë të fshehtë dhe të presin momentin e përshtatshëm për ta bërë publike. E ftuar së fundmi në emisionin e Ermalit, Jonida tregoi se së shpejti ata do të bëjnë një dasmë madhështore që po pritet me padurim.

Epo të lumtë Jonida që ke arritur ta mbash lidhjen të fshehtë prej 4 vitesh.

ket.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725