INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa larg shkon Rihanna për mikeshat e saj?  [FOTO]

Sa larg shkon Rihanna për mikeshat e saj? [FOTO]

Publikuar më: 12:45 12-09-2016

Si e kishit menduar të ishit të ftuarit e Rihannas në shtëpinë e saj?

Me siguri alkol dhe twerk, por e keni gabim. Vajza nga Barbadosi di edhe të gatuajë. Ajo ka mbledhur të shtunën mikeshat në shtëpinë e saj dhe ka gatuar për to. Këto të fundit nuk kishin si të mos i fiksonin këto momente në video sepse nuk ndodh shpesh që Riri të bëjë shefen e kuzhinës.

E veshur shumë thjeshtë, me nje fustan të shkurtër rozë, me kapele në kokë dhe një palë shapka, Rihanna shërbente gjithë përkushtim për mikeshat e saj të cilat me siguri më pas i kanë kërkuar edhe një natë tjetër si ajo. Jemi kuriozë të dimë se çfarë do t'i ketë kërkuar Drake të gatuajë pasi ka parë këto video.

Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438