INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një bashkëpunim mes këngëtares shqiptare dhe Ariana Grande?! [FOTO]

Një bashkëpunim mes këngëtares shqiptare dhe Ariana Grande?! [FOTO]

Publikuar më: 13:15 12-09-2016

Të gjithë kanë vënë bast tek ajo si ylli i ri në ngjitje në muzikën amerikane, dhe mesa duket prania e saj nuk u ka shpëtuar nga sytë edhe emrave të mëdhenj.

Bëhet fjalë për Njomzën, e cila mund të jetë shqiptarja e radhës që të futet fuqishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke ndjekur kështu hapat e Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Dua Lipës. Prania e saj duket se ndjehet pasi dhe emrat me të cilët shoqërohet nuk janë nga ata të çfarëdoshmit. Bukuroshja me origjinë shqiptare ka postuar një foto ku është shfaqur përkrah Ariana Grandes dhe të dashurit të saj të ri, reperit Mac Miller. Me mbishkrimin “Gang”, Njomza ka prezantuar kështu bandën e saj, në të cilën duket se nuk pranohen persona dosido. Të bëhet fjalë thjesht për një takim miqësor, apo mos ndoshta diçka më shumë fshihet pas kësaj? Një bashkëpunim me Ariana Grande dhe Mac Miller do ta katapultonte karrierën e Njomzës në muzikë duke e vënë në vëmendjen e të gjithëve. Suksesi duket se është rrugës. Të presim dhe të shohim.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934