INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Sa herë e bën?'', Aurela Gaçe mbetet pa fjalë nga pyetja e papritur e moderatores

''Sa herë e bën?'', Aurela Gaçe mbetet pa fjalë nga pyetja e papritur e moderatores

Publikuar më: 19:57 27-07-2019

Aurela Gaçe mund të themi me plot gojën se është një artiste e vërtetë.

Përveç se energjisë që i dhuron publikut sa herë që performon në skenë, këngëtarja nuk ka aspak komplekse t'i përgjigjet edhe pyetjeve për jetën e saj personale .

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin "Treshat", ku u bë pjesë e rubrikës "Makina e së vërtetës" me Bora Zemanin.

Gjatë intervistës, Bora e pyeti Aurelën për palestrën por në një mënyrë, e cila shkaktoi shumë habi dhe keqkuptime.

"Sa herë e bën?" - ishte pyetja e drejtpërdrejtë e moderatores Bora Zemani.

Aurela mbeti e habitur duke e kuptuar pyetjen në kontekst tjetër ndërsa Bora përsëriti:

"Sa herë e bën?...Palestrën".

"Sa herë të kem mundësi", u përgjigj Aurela duke qeshur teksa shtoi se po djersiste nga sikleti.

auto_-640-0-5d3b617acd5da1564215337.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030810832977295