Aktorja meksikane Maite Perroni është martuar me producentin Andres Tovar. Dyshja e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Valle de Bravo dhe gjejeni çfarë?
Dasma e Maites ka bërë bashkë pas shumë kohësh grupin RBD. Anahi, Christian Chaves, Christian Uckerman dhe Angelique Boyer nuk kanë munguar në ditën e rëndësishme të ish-koleges së tyre. Në dasmë janë vendosur këngët historike të “RBD-së” dhe grupi kanë kënduar të përqafuar.
Kujtojmë se të lartpërmendurit kanë lujtur rolet e Diegos, Mias, Vikit, Lupitës dhe Xhovanit në telenovelën meksikane “Rebelde”. Ndërkohë në dasmë kanë munguar Alfonso Herrera (Migeli) dhe Dulce Maria (Roberta), por kjo e fundit e ka uruar Maiten në rrjete sociale.