INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e trishtë! Aleksia Peleshi humb njeriun e shtrenjtë: 'Mendoja se do jetoje të njihje fëmijët e mi'

Sa e trishtë! Aleksia Peleshi humb njeriun e shtrenjtë: 'Mendoja se do jetoje të njihje fëmijët e mi'

Publikuar më: 11:32 04-08-2022

Aleksia Peleshi ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit. Gjyshi i saj ka ndërruar jetë duke lënë pas një trishtim të madh te familjarët.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë gjyshit, duke i dedikuar fjalët më të ndjera.

“Na copetove shpirtin o gjysh! Sa e larget me dukej kjo dite! Gjithmone kam menduar se ti do jetoje te njihje femijet e mi, por Zoti te deshi heret prane vetes.
Fjala e fundit qe te thashe ishte “do vij prape neser”. Por une nuk erdha dhe ndoshta ti nuk me prisje dot me. Sa pak te kam pare ne vitet e fundit e tani s’te shoh dot me! Sa pak kemi biseduar e tani s’te degjoj dot me! Me fal gjysh, qe teksa rritesha s’te kam perqafuar sa duhet. Sikur te mundja te ktheja kohen mbrapa, te takoja edhe nje here ate gjyshin plot energji, kurajo e kokefortesi…U prehsh ne paqe gjyshi, te ndritte shpirti! Do me mungosh gjithe jeten", ka shkruar Aleksia.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281