INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’po e duroni dot vapën? Merrni masat për nesër, zbuloni si do jetë moti

S’po e duroni dot vapën? Merrni masat për nesër, zbuloni si do jetë moti

Publikuar më: 18:56 29-05-2018

Moti për ditën e mërkurë do të sjellë një ndryshim të kushteve atmosferike me kthjellime dhe vranësira. Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat pritet të jenë më të dendura pas mesditës deri në mbrëmje.

Ndërkohë priten shira të përkohshëm në Veri dhe zonat Lindore, por reshje të izoluar rrezikojnë pjesërisht zonat Qendrore të vendit. Temperaturat e ajrit ruajnë vlera konstante gjatë mëngjesit, ndërsa rënie të lehtë sjell mesdita, por gjithsesi do të ruhet maksimumi deri 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë herë mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperendimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0031039714813232