INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni sesi do të jetë moti në fundjavë

Mësoni sesi do të jetë moti në fundjavë

Publikuar më: 11:03 19-05-2018

Moti në vendin tonë gjatë kësaj fundjave pritet të jetë kryesisht i kthjellt, por nuk do të mungojnë edhe shirat. Pjesa e parë e të shtunës vijon me vranësira dhe kthjellime të herë pas hershme, më të shpeshta në ekstremin verior dhe zonat juglindore ku priten shira të përkohshëm. Sipas Meteoalb, pasditja përmirëson gradualisht motin në të gjithë territorin shqiptar. Gjatë fundjavës bregdeti dhe zonat e ulëta dominohen nga kthjellimet dhe vranësira kalimtare. Temperaturat rriten gradualisht gjatë ditës së sotme. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit gjatë dy ditëve të fundjavës pritet të arrijnë: në bregdet: 17 / 29 °C, në vendet e ulëta: 15 / 28 °C dhe në vendet malore: 11 / 26 °C. Sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594