INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me parashikimin e motit për sot, pasditja sjell...

Njihuni me parashikimin e motit për sot, pasditja sjell...

Publikuar më: 07:45 18-05-2018

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira në mesditë dhe pasdite. Kryesisht me kthjellime mbeten zonat veriore por kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore. Orët e pasdites shtojnë vranësirat në të gjithë territorin por më të dendura në zonat Jugore duke sjellë shira të dobët dhe të izoluara në Juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje me të paktën 2°C sjellin orët e mesditës; më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793