INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’i lanë gjë pa thënë pasi quajti “qorre” kokurrenten, reagon publikisht Renato Mekolli: Një fjalë…

S’i lanë gjë pa thënë pasi quajti “qorre” kokurrenten, reagon publikisht Renato Mekolli: Një fjalë…

Publikuar më: 10:31 16-10-2020

Episodi i kaluar i ‘Hell’s Kitchen Albania’ shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet për shkak të një termi të përdorur nga shefi i kuzhinës, i cili quajti ‘qorre’ një vajzë e cila mban syze optike teksa i kontrollonte ushqimin e përgatitur.

Kaq mjaftoi që personazhe të njohur ose jo të reagonin në rrjetet sociale me një sërë komentesh dhe opinionesh personale. Pas gjithë këtyre reagimeve ka ardhur dhe përgjigja e shef Renatos, i cili ka sqaruar se nuk ka për qëllim të ofendojë njeri.

“Edhe shefi pendohet
Me rremben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet!
Nje fjal qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi!
Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te shemtuar, i lendojme ata! Nga programi i pam
Te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe vuan nga ato!", shkroi Renato. 

-640-0-5f88a4186c154.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022149085998535