INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’i lanë gjë pa thënë njëra-tjetrës, gocat e PËRPUTHEN marrin vendimin e PAPRITUR

S’i lanë gjë pa thënë njëra-tjetrës, gocat e PËRPUTHEN marrin vendimin e PAPRITUR

Publikuar më: 14:27 30-04-2021

Ola, Sara dhe Jasmina, tre vajzat e “Përputhen”, nuk mund të themi se kanë pasur një marrëdhënie për t’u patur zili.

Thuajse gjatë gjithë kohës vajzat janë zënë me njëra tjetrën dhe shpesh herë madje kanë kaluar edhe në ofendime, por duket se së fundmi kanë vendosur të lënë çdo gjë pas krahëve.

Në një video të postuar në instagram, Jasmina ka zbuluar se ato të treja janë bashkë në një sallon bukurie duke rregulluar flokët dhe duken shumë të lidhura me njëra tjetrën duke bërë humor dhe duke u argëtuar bashkë.

Mesa duket gjithë sherret që kanë ardhur prej djemve apo situatave të krijuara gjatë spektaklit nuk kanë qenë aq të rëndësishme përderisa vajzat kanë vendosur ti lënë pas krahëve dhe të jenë sërish mikesha.

gggg.png

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379