INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledjana i tha “TË DUA” në emision, ja si i përgjigjet Mevlani!

Ledjana i tha “TË DUA” në emision, ja si i përgjigjet Mevlani!

Publikuar më: 16:38 30-04-2021

Si çdo të premte në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, komentohen momentet më pikante të programit “Për’puthen” gjatë javës. Të ftuarit e ditës së sotme komentuan edhe çiftin që mendohet se po krijohet, Ledjana-Mevlani.

Ata duken shumë të afër dhe të gjithë po presin që të dalin së bashku nga ky reality show. Një ditë më parë, Ledjana i bëri një dhuratë shumë të veçantë Mevlanit, ku për herë të parë i tha të dua.

 Ndërkohë ditën e sotme, ka reaguar Mevlani, i cili u ka dërguar një mesazh moderatorëve të “Shqipëria Live”, ku u shkruan se e do Ledjanën.

Tashmë fansat po presin të shohin se si do të shkojë historia e tyre e bukur e dashurisë që po nis brenda në “Për’puthen”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438