Për ndeshjen e sotme një deklaratë ka ardhur edhe nga trajneri i skuadrës britanike, Ryan Giggs, në konferencën e zhvilluar në prag të kësaj sfide
“Sigurisht që kjo ndeshje më jep mundësi të aktivizoj futbollistë të rinj, si dhe ata që kanë luajtur shumë pak e që kanë nevojë për minuta. Duhet të gjejmë ekuilibrin në skuadër”
Për Giggs, sfida me kuqezinjtë, që vijnë në këtë ndeshje pas humbjes 4-0 me Skocinë, nuk do të jetë aspak e lehtë për skuadrën e tij.
“Nuk ka rëndësi rezultati i kësaj ndeshjeje. Për ne ky ishte një vit i mirë. Por, unë dua që ta mbyllim atë me një fitore. Ndeshja nuk do të jetë e lehtë, sepse një skuadër reagon gjithnjë kur humbet dhe nuk kam dyshim se kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë, pas humbjes me Skocinë”- tha Giggs.








11 May 2026 





