INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elseid Hysaj, shqiptari më i kërkuar në merkato, klubi i madh europian bën ofertën e radhës

Elseid Hysaj, shqiptari më i kërkuar në merkato, klubi i madh europian bën ofertën e radhës

Publikuar më: 18:31 20-11-2018

Elseid Hysaj është futbollisti që po përflitet shumë përpara afrimit të merkatos së Janarit. Mbrojtësi i krahut të djathtë shihet me goxha potencial nga shumë ekipe të mëdha europiane.


Së fundmi, interesim për të ka shprehur klubi kampion francez, PSG. 

“Ai është një kampion, që mund të luaj në klube si Juventusi, Reali ose PSG. Ai është i destinuar për një karrierë të madhe kampioni.

Ai vendosi që të qëndrojë në Napoli, sepse ai kishte filluar një projekt me Sarrin dhe të gjithë bashkë menduam që një titull do ta ndihmonte në këtë sezon. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në qershor.” – ka thënë agjenti i lojtarit.
PSG përflitet se është e gatshme të japë 25 milionë euro për mbrojtësin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035321712493896