INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ryan Giggs dhe Gareth Bale shumë të zhgënjyer nga humbja: “Kishim kontrollin e plotë, duhej ta...”

Ryan Giggs dhe Gareth Bale shumë të zhgënjyer nga humbja: “Kishim kontrollin e plotë, duhej ta...”

Publikuar më: 16:35 21-11-2018

Ryan Giggs pas ndeshjes së djeshme në deklaratat e ti u shfaq mjaft i zhgënjyer për humbjen ndaj kombëtares shqiptare. Tekniku dëshironte që ta mbyllte 2018 me një fitore, pas një paraqitje të dobët në “Ligën e Kombeve”, por ka mjaftuar goli i Bekim Balajt për të vulosur gjithçka në “Elbasan Arena”.

Uellsiani në deklaratën e tij është shprehur se: “Ne e kontrolluam pjesën e parë dhe menduam se do të ishte e lehtë. Duhej ta kishim fituar këtë miqësore, sepse kishim kontrollin e plotë, .... iu thashë lojtarëve të ishin më konkretë në pjesën e dytë. Në fakt ndodhi e kundërta, lojtarët e mi nuk kishin përqendrim në gjysmën e dytë të ndeshjes."– tha ai.

Në pjesën e dytë në fushë u hodh gjithashtu “ylli” i Real Madrid Gareth Bale, për t’i dhënë një tjetër rrjedhë kësaj ndeshjeje.

“Rezultat shumë zhgënjyes sonte! Por, një falënderim i madh për të gjithë ata që udhëtuan”, – shkruan Bale në “Twitter”, duke pasur parasysh tifozët uellsianë, që kishin bërë kilometra të tëra për këtë miqësore dhe gati ishin më të shumtë në numër se vendësit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102