INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia tregon “dhëmbët”, nxjerr arsenalin e rëndë në paradë [VIDEO]

Rusia tregon “dhëmbët”, nxjerr arsenalin e rëndë në paradë [VIDEO]

Publikuar më: 08:21 30-07-2018

Në çdo mundësi Rusia është e gatshme të tregojë forcën e saj ushtarake.

Mbi 40 anije luftarake dhe më shumë se 4.000 marinarë morën pjesë në një paradë spektakolare, të organizuar për të kremtuar Ditën e Marinës në Shën Petersburg të Rusisë. Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti Vladimir Putin, si për të treguar forcën e shtetit që ai drejton.

Evenimente të ngjashme të flotës gjithashtu u zhvilluan në qytetet kryesore portale në të gjithë Rusinë.

“Ushtria ruse ruan me sukses sigurinë e vendit tonë, kontribuon në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe luan rol jetësor në ruajtjen e barazisë strategjike”, u tha ai trupave në një fjalim.

Ai tha se e gjithë historia e Marinës “ka të bëjë me guximin, vlerën dhe shpirtin e detarëve”.

I rrethuar nga ministri i mbrojtjes Sergej Shoigu dhe Admiral i Flotës Detare, Vladimir Korolev, Putin shtoi: “Ne jemi krenarë për Marinën tonë, standardin e tyre më të lartë të gatishmërisë, aftësitë e tyre, si dhe forcën dhe bukurinë e tyre”.

Në Shën Petersburg kishte rreth 40 anije luftarake nga flotilet e Balltikut, Veriut dhe Detit të Zi, si dhe flotilja e Detit Kaspik, duke përfshirë edhe fregatën më të re të Rusisë, Admiral Gorshkov.Gjithashtu kishte avionë detarë, duke përfshirë luftëtarët Su-33 dhe MiG-29K së bashku me helikopterët Ka-52K dhe Ka-27M që bën fluturim tradicional mbi Shën Petersburg.

Flota e Marinës së Rusisë, e cila u themelua në vitin 1696 nga Perandori Pjetri i Madh, ka shënuar këtë vit 322 vjetorin këtë vit. Ajo është festuar të dielën e fundit të korrikut që nga viti 1980.

Article Logic
Execution time: 0.0034301280975342