INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi. Guvernatori i rajonit jep dorëheqjen pas tragjedisë në qendrën tregtare

Rusi. Guvernatori i rajonit jep dorëheqjen pas tragjedisë në qendrën tregtare

Publikuar më: 12:00 01-04-2018

Guvernatori i rajonin rus, ku dhjetëra njerëz humbën jetën pas shpërthimit të zjarrit në një qendër tregtare dha dorëheqjen. Aman Tuleyev i cili drejtonte rajonin prej një kohe të gjatë tha se largimi nga qeverisja e rajonit Kemerovo ishte "e drejta, e vetëdijshme dhe e vetmja vendim i vërtetë" pas katastrofës. Ai njoftoi largimin nga detyra përmes një video të postuar në faqen e internetit të administratës rajonale. Tuleyev mbesa e të cilit thuhet se u vra në zjarr ishte guvernator i rajonit të minierave të qymyrit që nga 1997, njofton agjencia e lajmeve AFP. Zjarri i muajit të kaluar vrau më shumë se 60 njerëz, shumica prej tyre fëmijë. Mijëra njerëz protestuan pas tragjedisë mbi dyshimet lidhur me nivelin e munguar të sigurisë në qendrën tregtare. Hetuesit thanë se alarmi i zjarrit ishte thyer dhe daljet ishin bllokuar dhe se rojet e sigurisë, të cilët duhej të ndihmonin me çdo evakuim emergjent, ishin midis të parëve që iknin kur zjarri shpërtheu. Hetuesit janë duke kërkuar nëse zjarri mund të ketë filluar nga një qark i shkurtër elektrik ose zjarrëvenie në zonën e lojës së fëmijëve. Presidenti Vladimir Putin i cili vizitoi Kemerovën pas zjarrit - fajësoi "neglizhencën penale" për flakët. Deri tani janë arrestuar gjithsej shtatë persona. Ministri rus i Shëndetësisë Veronika Skvortsova tha të premten se dy qind vetë kanë kërkuar ndihmë psikologjike gjatë ditëve të fundit pas tragjedisë që mori jetën e 64 njerëzve fundjavën e kaluar. Ndërkohë, shumica e rusëve fajësojnë pronarët dhe stafin drejtues të qendrës tregtare për flakën vdekjeprurëse në qytetin siberian të Kemerovos, tha të premten një sondazh i kryer nga Qendra Ruse e Hulumtimit të Opinionit Publik.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053