INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama pas protestës: Nuk tërhiqemi nga taksa për Rrugën e Kombit. Njerëzit u manipuluan, vandalët sulmuan

Rama pas protestës: Nuk tërhiqemi nga taksa për Rrugën e Kombit. Njerëzit u manipuluan, vandalët sulmuan

Publikuar më: 11:25 01-04-2018

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të dal në një konferencë me gazetarë, nj ditë pas protestës në Rrugën e Kombit duke e konsideruar atë që ndodhi një "stuhi në gotë". Rama deklaroi se banorët e zonës janë dezinformuar dhe manipuluar për qëllime të caktuara. Kreu i qeverisë konfirmoi se lidhur me taksën e rrugës nuk do të këtë çështje asnjë tërheqje. “Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë. Këtu nuk ka asnjë tërheqje për të bërë, por thjesht ka nevojë për të luftuar dezinformimin. Më vjen shumë keq që në këtë proces, pasi kjo kontratë është e nënshkruar prej dy vjetësh, pasi një vit që kompania ka filluar punë dhe ka bërë goxha punë dhe ngrihet një furtunë në gotë dhe ndizet benzinë mbi pronën e përbashkët dhe një investim që duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët. Në këtë fushatë dezinformimi ne mund të kishim bërë më shumë. Kur këto investime sulmohen dhe digjen nga vandalë, sigurisht që kush ka bërë investimet kërkon mbrapsht paratë nga shteti. Kjo nuk ka nevojë të parashikohet në kontratë”-deklaroi Rama. “Ne do të përfundojmë pas 30 ditësh komunikimin me kompaninë. Kam thënë që do të marrim një komunikim intensiv shpjegues pasi dezinformomi dhe manipulimi i njerëzve ka triumfuar pas shpjegimeve të dhëna ditët e fundit. A e keni lexuar ju kontratën, me siguri jo. Çka bën që edhe sot faktet që lidhen me kontratën e shkruar shumë kohë më parë që ka një sistem të postatshim, që do të vihet për përdoruesit e shpeshtë thuhet se kam bërë tërheqje. Po këtu s’ka asnjë tërheqje për të bërë, por për të informuar dezinformomini,” –tha para gazetarëve kreu i qeverisë ndërsa shtoi se edhe qeveria Berisha kishte pranuar më herët se nuk mund të mirëmbahej kjo rrugë pa taksa.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438