Belgjika eliminoi Brazilin në takimin çerekfinal duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Edhe pse brazilianët provuan ta barazonin takimin, hasën rezistencën e Kurtua, i cili nuk lejoi golin e dytë.
Autogoli i Fernandinjos dhe goli i De Brujne, i siguruan kualifikimin “djajve të kuq”, të cilët do të përballen me Francën në gjysmëfinale.
Në përfundimin e ndeshjes, FIFA zgjodhi Kevin De Brujne lojtarin më të mirë të takimit. Një zgjedhje e vështire për organin më të lartë të futbollit në botë, pasi edhe Kurtua zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe ishte një nga kandidatët e mundshëm për ta fituar këtë çmim.









6 Nov 2025 





