INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Ronaldo komenton eliminimin e Brazilit, ja çfarë thotë ai per Titen

Rusi 2018/ Ronaldo komenton eliminimin e Brazilit, ja çfarë thotë ai per Titen

Publikuar më: 09:58 07-07-2018

Eliminimi nga Botërori i Brazilit nga Belgjika i ka suprizuar të gjithë.

Nuk bën përjashtim as “Fenomeni” Ronaldo i cili thotë se është një rezultat i tmerrshëm. Pavarësisht se ai pranon lojën e mirë, kërkon më shumë nga kombëtarja e tij.

Fenomeni thotë gjithashtu se Tite duhet të qëndrojë.

ELIMINIMI– “Është një moment delikat për Brazilin, si nga ana e ‘politike’, ashtu edhe nga ana teknike. Ne u skualifikuam në fazën gjysmëfinale në Botërorin e vitit 2014 dhe këtu u eliminuam në çerekfinale, por të paktën pa turp… Por, ne prisnim më shumë nga kombëtarja, gjithmonë më shumë. Është koha për të bërë plane për të ardhmen sepse rezultati që arritëm është i tmerrshëm, pavarësisht faktit që nuk luajtëm keq. Ky është një rezultat shumë negativ për një kombëtare si Brazili”.

TITE– “Por, e ardhmja duhet të nisë nga Tite. Unë besoj shumë tek ai trajner dhe shpresoj shumë që të qëndrojë. Është një njeri i jashtëzakonshëm dhe po bën një punë fenomenale dhe duhet ta vazhdojë atë. Por, ai duhet ta ndajë punën e tij në kategori të ndryshme dhe kampionati brazilian duhet t’i përgjigjet me gjithçka. Duhet të punojë me karakteristikat që kërkon trajneri i kombëtares”.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879