INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Neymar tallet me faullet? Ja cilin ironizon ai...

Rusi 2018/ Neymar tallet me faullet? Ja cilin ironizon ai...

Publikuar më: 09:31 05-07-2018

Këtë Botëror Brazili duket mjaft në formë, po ashtu edhe yjet që ka në ekip.

Në qendër të vëmendjes sigurisht vendin e parë e kryeson Neymar, kjo për shkak të faulleve që ka shkaktuar.

Tanimë ky fakt duket edhe disi qesharak dhe vetë Neymar e ka lënë të nënkuptohet.

Ai ka bërë për të qeshur gjithë të pranishmit në stërvitjen e fundit të Brazilit. Futbollisti i PSG-së është hedhur në tokë dhe ka bërë gjestin që aq shumë e kemi ndeshur në këtë Botëror, simulimin.

Ky gjest ka shkaktuar të qeshura te të gjithë të pranishmit, por edhe për fotografët që nuk ngurruan të merrnin foto nga ky moment. Tite i ka lejuar futbollistët e tij të stërviten me fëmijët e tyre. Neymar ka përfituar nga ky moment për t’u argëtuar me djalin e tij, Devi Luka.

Article Logic
Execution time: 0.0030069351196289