INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Reagon Xhemaili pas humbjes me Suedinë: ''Humbëm pasi jemi si Italia dhe...''

Rusi 2018/ Reagon Xhemaili pas humbjes me Suedinë: ''Humbëm pasi jemi si Italia dhe...''

Publikuar më: 16:40 04-07-2018

Zvicra nuk arriti të bënte mirë në ndeshjen përballë Suedisë e cila solli si pasojë edhe eliminimin e saj.

Kështu helvetët janë larguar nga Kupa e Botës kur kishin një ekip solid pasi pritej të bënin një Botëror të mirë.

Kanë ardhur dhe reagimet për humbjen e djeshme e kryesisht fajin ua kanë vendosur shqiptarëve të ekipit.

Megjithatë menjëherë ka ardhur dhe reagimi nga Blerim Dzemaili në lidhje me humbjen e djeshme.

“Humbëm pasi jemi si Italia dhe kemi të njëjtin problem si ata. Megjithëse bëjmë lojë të mirë, kur kemi para një mbrojtje si mur, atëherë bllokohemi dhe nuk dimë si ta zgjidhim situatën”, u shpreh Dzemaili.

Article Logic
Execution time: 0.0030410289764404