Maradona edhe pse ka përfunduar gjithçka në karrierën e tij futbollistike, vazhdon të përbëjë lajm në botën e sportit. Krahas reagimeve të tij në ndeshjet e skuadrës argjentinase, ky i fundit akuzoi organin më të lartë të futbollit FIFA-n, se kompromenton ndeshjet.
Argjentinasi shpërtheu ndaj arbitrit kryesor amerikan, Geiger duke i akuzuar se ata “vodhën” Kolumbinë me vendime të padrejta. Me një komunikatë FIFA ka përgënjeshtruar gjithçka dhe shpreh zhgënjim ndaj akuzave të Maradonës. “Duke i'u referuar komenteve të Diego Armando Maradonës për ndeshjen Kolumbi-Angli, FIFA ka reaguar për komentet e Maradonës dhe konteston me forcë kritikat ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sjellja e të cilëve ishte pozitive në kuadër të një sfidë të ashpër dhe emotive. Këto komente i konsideron të papërshtatshme dhe të pabaza.
Jemi ekstremisht të keqardhur që lexojmë komente të tilla, të thëna nga ai që ka shkruar historinë e futbollit.” lexohet në komunikatë.








6 Nov 2025 





