INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/Mancini: ''Ja kush do të ishte rival i denjë nëse Italia do të ishte në botëror...''

Rusi 2018/Mancini: ''Ja kush do të ishte rival i denjë nëse Italia do të ishte në botëror...''

Publikuar më: 16:06 04-07-2018

“Ishte shkatërruese që ne të mos shkonim në Kupën e Botës në Rusi", tha tekniku i të katërve në programin “Balalaika”.

Roberto Mancini do të donte shumë që të ishte në këtë kampionat botëror. Trajneri i Italisë mendon se kombëtarja e tij do të bënte mirë në këtë kompeticion.

Ndërkohë që skuadra që i eliminoi Suedia, tashmë ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale.

Edhe pse ka pak që ka marrë drejtimin e Italisë, Mancini befason me vlerësimin që ka për kombëtaren. "Përveç Brazilit, nuk shoh ndonjë kombëtare më të fortë se sa ne. Italianët, kur takohen me mua, më thonë se mund të ishim edhe ne në Rusi. E ky është një mendim që edhe unë e ndaj. Fatkeqësisht, ky është futbolli dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”, vazhdoi tekniku që shtoi e tani mendjen e ka te kampionati evropian.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668