INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Lenjani: ''Respekte bruda! Mjafton që i keni mposhtur ata legenat serbë''

Rusi 2018/ Lenjani: ''Respekte bruda! Mjafton që i keni mposhtur ata legenat serbë''

Publikuar më: 14:18 04-07-2018

Dukej se në fillim Zvicra ishte shumë në formë, por hovi këtë botëror duket se iu pre nga Suedia.

Eliminimi i Zvicrës ndaj Suedisë, ka trishtuar mjaft tifozë shqiptarë që në këtë Botëror bënin tifo për helvetikët për shkak të futbollistëve shqiptarë që luanin në këtë kombëtare.

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, postoi ditën e sotme një foto të tifozëve zviceranën, të cilët ishin mbledhur në shesh për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur vendin e tyre.

“Një falënderim i madh për të gjithë fansat nga e gjithë bota për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë Kupës së Botës”, shkruan Shaqiri në “Instagram”.

Nuk kanë munguar komentet e shumta ku më i veçanti ishte ai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani. “Respekte bruda! Mjafton që i keni mposhtur ata legenat serbë”, ishte komenti i Lenjanit në foton e Shaqirit.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607