Sot në mbrëmje në orën 20:00 Zvicra do të përballet me Kosta Rikën, ku helvetët duhet patjetër të fitojnë që do të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër.
Kosta Rika i ka humbur të dy ndeshjen e para dhe i ka dhënë lamtumirë Kupës së Botës. Në rast se Shaqiri me shokë barazon, atëherë gjithçka varet nga rezultati i ndeshjes Brazil-Serbi.
Zvicra eliminohet vetëm nëse humb me një diferencë me më shumë se dy gola dhe në krahun tjetër Serbia barazon ose fiton ndaj Brazilit. Lojtarët shqiptarë, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri pritet të startojnë si titullarë.








31 Jan 2026 





