Joachim Löw është heroi i cili i dha titullin kampion Gjermanisë botërorin e kaluar, por është i njëjti ai përgjegjësi, i cili i la ish-kamopionët jashtë këtij botërori që në fazën e grupeve, gjë e cila nuk kishte ndodhur që nga viti 1938.
Trajneri i Gjermanisë, Löw është duke menduar seriozisht për të ardhmen e tij, pas këtij turpërimi të gjermanëve nga Koreja e Jugut.
“Jogi” Löw nënshkroi zgjatjen e kontratës deri në vitin 2022 gjatë majit, por refuzoi të konfirmonte qëndrimin e tij në krye të “panzerave” edhe gjatë fushatës për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.
“Është shumë herët për mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, – tha ai. Na duhen disa orë të paktën për të qartësuar gjërat.
Zhgënjimi është i thellë, brenda meje, lojtarëve dhe tifozëve. Nuk mund ta kisha imagjinuar se do të mund të humbisnim ndaj Koresë së Jugut. Jam i tronditur, sepse nuk dhamë maksimumin sot. Do të ishte e parakohshme për mua të thoja diçka, sepse jam thellësisht i zhgënjyer.








31 Jan 2026 





