INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruhuni nga Dua Lipa, shikoni çfarë bën në ringun e boksit! [VIDEO]

Ruhuni nga Dua Lipa, shikoni çfarë bën në ringun e boksit! [VIDEO]

Publikuar më: 15:03 03-04-2017

Nëse Rocky Balboa nuk do t’i kishte varur dorezat e boksit në gozhdë, sot do të kishte një kundërshtare të denjë!

Duket se Dua Lipa po afeksionohet gjithmonë e më shumë pas boksit pasi nuk është hera e parë që e shohim duke ushtruar këtë sport. Ajo ka publikuar një video në të cilën duket me trajnerin e saj ndërkohë që po stërvitet brenda në ring. Aftësitë e saj prej luftëtareje sa vijnë e përmirësohen, aq sa duhet të ruheni nëse ndonjë ditë e ndeshni në rrugë. Pas muzikës, mund të themi pa dyshime se ky është talenti i dytë i këngëtares me origjinë shqiptare. Po pse gjithë kjo stërvitje? Thjesht për të mbajtur trupin në formë, apo për t’i treguar vendin kujtdo që mund t’i dalë përpara? Nëse e keni ndërmend, nuk do t’jua këshillonim.

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047