INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Magjistari nuk duron më, acarohet keq me portalet [FOTO]

Rudina Magjistari nuk duron më, acarohet keq me portalet [FOTO]

Publikuar më: 13:29 05-06-2017

Rudina Magjistari nuk duron më: ”Jeni idiotë dhe xhelozë!”

Gjatë këtij sezoni televiziv moderatorja Rudina Magjistari ka qenë shumë herë në qendër të vëmendjes të disa portaleve dhe faqeve në rrjete sociale, duke i vënë në dukje “gafat” e saj apo të të ftuarve në transmetim të drejtpërdrejtë të emisionit.

Por duket se Rudina nuk ka duruar më, dhe ka disa fjalë për këto portale.

Shkrimi i plotë i Rudina Magjistarit në Instagram:

"Mesa duket kete here me duhet ti kthej pergjigje ketij portali abuziv, te cilit pasi mezi ia kam kaperdire emrin qe ka, mendova se ishte nje portal serioz, qe ka si qellim informimin e popullit te internetit duke thene gjithmone te verteten. Dhe jo vetem ketij, se seç jane edhe ca te tjere (me lot e me qurra), qe keqperdorin dhe keqinterpretojne fjalet e mia ne program gjate intervistave me te ftuarit. Shkepusin batutat nga konteksti dhe i komentojne me kuptime teresisht te ndryshem nga ato qe une i kam thene. 

Ose jane idiote dhe s'kuptojne humorin apo figurat letrare kur une flas (kjo do pak shkolle me thene te drejten), ose e gjitha kjo eshte diçka e orkestruar qe po vazhdon prej kohesh: konkurence, xhelozi... nuk di. Por dashakeqesi, po!  Shume kurioze te di kush e ushqen diçka te tille ne fakt, ne nje kohe qe une s'i njoh fare cilet jane. Dhe nuk di as ju ne i njihni, e a dini cfare kane bere ndonje gje tjeter ne jete.

Dhe po keshtu vazhdon edhe nje kor portalesh te tjera injorante, qe i kane bere qindra-mijera ndjekesit e tyre me foto makinash e rrobabanjosh, e qe papritur-pakujtuar na u kthyen ne portale informative, duke dhene mendime prej kopipeisti apo me çmimin e tregut te nje postimi.

Eshte e turpshme se si e perdorin fuqine e tyre keto media (nese e meritojne kete emer), jo vetem duke e transformuar me qellim te verteten, por duke kaluar edhe ne fyerje e ofendime. Dhe sa me shume ti injorosh, aq me shume perparojne. Mesa duket ne kete vend nuk funksion metoda e heshtjes; thjesht kjo lloj specie s'duhet toleruar qe ne orvajtjen e pare. Mesim i vone, por ende i vlefshem."

555.png

Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764