INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Gjithë ky llum komentesh për Genta Gjalpin?’ Rudina Magjistari ‘shpërthen’ kundër ‘gojëve të liga’ [FOTO]

‘Gjithë ky llum komentesh për Genta Gjalpin?’ Rudina Magjistari ‘shpërthen’ kundër ‘gojëve të liga’ [FOTO]

Publikuar më: 23:58 11-03-2018

Të gjithë e mbajnë mend ish-banoren e ‘Big Brother’, Genta Gjalpin. Në atë reality show ajo u mirëprit shumë madje ishte ndër personat pretendente për ta fituar atë edicion dhe kjo falë votave të publikut. Se fundmi Gent aka qenë e ftuar te emisioni i Rudina Magjistarit, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë personave në publik. Në një foto të postuar nga vetë moderatorja në Instagram ku shihet ish-banorja e BBA kane ‘shpërthyer’ komentet ku të shumtat ishin negative. Kjo gjë i ka bërë pershtypje Rudinës, e cila nuk mund të rrinte duar-kryq pa thënë diçka.

“Pupupu... çfare llumi komentesh! Mbi 200 komente ofenduese, denigruese, hipokrito-moraliste per nje vajze qe quhet Genta, e qe e keni pare dhe mbeshtur me votat tuaja, kur konkuronte ne televizion. Tani jeton jeten e vet, pa asnje lidhje me ju. Gjate intervistes foli gjithçka korrekt dhe çilter, si zakonisht ajo flet kur ftohet ne panele televizive. U vesh me minifund e dekolte te bollshme ne program? Po ashtu e mendoi dhe ashtu beri. Jetojme ne nje bote te lire, more bashkeqytetare! E per fat ne mes te Evropes. Ju te rriturit qe u shqetesuat, me vjen keq por s’kam asnje detyre te kuroj frustracionet tuaja. Ju prinderit, qe shkruani se u shqetesuat per femijet tuaj? Ju lutem, here tjeter beni prindin duke i bere shpjegimet perkatese femijes tuaj mbi gjithçka sheh dhe degjon ne ekran. Programi im eshte per te rritur, s’eshte emisioni i perrallave.
Une ne program ftoj Genten e kedo tjeter, qe nuk percjell mesazhe dhune, raciste apo fashiste. Keto jane parimet e mia. Per te tjerat, jeni te lire te zgjidhni sipas preferencave dhe shijeve tuaja. Edhe pse me thene te drejten, Genten e kishit pare shume, ose ne termat e rinj: “ka bere audience”. Por sa per t’ju kujtuar, sfiden per audience e kam pasur ne çdo program timin, qe ne fillimet e mia, ketu e 20 e ca vite perpara, me apo pa mates audience. Edhe gjithmone kam qene ne maje! Falenderoj te gjithe ata qe e kuptojne drejt kete mesazh!”, - përfundon Rudina./intv.al/

genn.png

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273