INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Dembacaj habit me deklaratën për vajzën e saj 2 vjeçare: Vajza ime të thyn në mes po e krruajte [FOTO]

Rudina Dembacaj habit me deklaratën për vajzën e saj 2 vjeçare: Vajza ime të thyn në mes po e krruajte [FOTO]

Publikuar më: 12:09 30-08-2019

Mjaft karizmatike dhe gjithmonë duke dhuruar të qeshura, mund të themi pa frikë se Rudina Dembacaj është një prej personazheve të showbizz-it shqiptar që preferohet nga publiku, pikërisht dhe për karakterin pa dorashka.

-640-0-5c47916750cc0.jpg

Ajo u bekua me vajzë pak para ndërrimit të viteve dhe e filloi vitin 2017 si nënë për herë të parë. Së bashku me bashkëshortin e saj e pagëzuan vajzën me emrin Viktoria.

Që nga momenti i lindjes së vajzës dhe deri më sot, kur Viktoria është 2 vjeç, aktorja ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj momentet më të bukura dhe qesharake me të.

hgn.JPG

Bullizmi është shumë i përhapur kudo nëpër botë, dhe së fundmi aktorja ka postuar një foto nä llogarinë e saj të Instagramit, Instastory një shprehje interneti nga aktori i njohur i filmit “Agjenti 007” që thotë:

“Nëse fëmija jot bullëzon fëmijën tim dhe fëmija im ka bërë të pamundurën që fëmija jot ta ndaloj këtë sjellje dhe fëmija jot sërish nuk ndalon, fëmija im është instruktuar nga unë t’i gjuajë me grusht turinjve fëmijës tënd”.

Por, ajo ka lënë dhe një mbishkrim në foton e postuar duke na treguar se si po e edukon Viktorian që të përballet me problemet.

“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e krruajti tepër! Pra edukoni secili fëmijën tuaj” - ka shkruar Rudina.

-640-0-5d68f149a7699.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082