INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosën me armë zjarri menaxherin e VIP-ave, më në fund arrestohen autorët [FOTO]

Plagosën me armë zjarri menaxherin e VIP-ave, më në fund arrestohen autorët [FOTO]

Publikuar më: 11:39 30-08-2019

Tre muaj më parë, disa persona plagosën menaxherin e VIP-ave, Met Elshanin, por ditën e djeshme ata janë arrestuar nga policia.

mettelshani_42919868_2931567550202921_3771342384405153499_n.jpg

Mediat kosovare raportojnë se dy persona kanë rënë në prangat e policisë.

Të arrestuarit janë identifikuar vetëm me inicialet A.L dhe D.K.

Përplasja me armë ndodhi pasditen e 17 majit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Si pasojë e të shtënave u plagos menaxheri i On Records, i cili për fat të mirë nuk mori lëndime kërcënuese për jetën.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri.

Personat e arrestuar janë Sh. C 20 vjeç, L. K , 22 vjeç, dhe Xh.B, 43-vjeç ndërsa i dyshuari i katërt A.K, 23-vjeç, ndodhet spital.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432