INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Le të bëjmë një udhëtim në Instagram! Ja ku e kaluan fundjavën VIP-at shqiptarë [FOTO]

Le të bëjmë një udhëtim në Instagram! Ja ku e kaluan fundjavën VIP-at shqiptarë [FOTO]

Publikuar më: 23:25 23-07-2018

Fundjava do të thotë pushim, argëtim dhe relaksim në të njejtën kohë. Po ku vendosen VIP-at shqiptare që t’i kaloni? Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin është folur se ku e kanë kaluar fundjavën personazhet e njohur. 

1.Jonida Vokshi, moderatorja simpatike ka vendosur që këtë fundjavë të shkojë në qytetin e bukur të Pogradecit për t’u relaksuar nga qetësia e tij. Ajo ka ndalur në fshatin turistik Lin ku ka realizuar disa foto dhe story për në Instagram.

a573c31a-1e75-4eb1-a4f0-e66faffd6a7b.jpg


2.Luana Vjollca ka përzgjedhur Italine si destinacionin e saj për këtë fundjavë. Ajo shfaqet me një fustan të kuq shumë sensuale dhe taka. Na lind pyetja mos ndodhta është atje për ndonjë projekt artistik apo vetëm për t’u pushuar?

5bd9229d-2e19-42b0-bcb6-4ca6de3dcbbe.jpg

 


3.Italia mesa duket qenka destinacioni i preferuar i VIP-ave shqiptarë, pasi edhe Elvana Gjata ka preferuar që të kalojë fundjavën në fundjavë ashtu si Luana. Elvana ka hedhur story në Instagram ku tregonte se ishte në Amalfi.

7281a811-3e6b-4bdd-9256-ffe88133b66f.jpg

 


4.Mozzik ka ikur në Spanjë, konkretisht në Ibiza me të dashurën e tij Loredana. Pushimet e çiftit janë gjithmonë shumë luksoze.

7a990f03-03bb-4809-9579-cef729c22212.jpg

 


5.Rudina Dembacaj ka preferuar Shëngjinin për të pushuar dhe për të bërë plazh.

bae2a89e-8bec-440b-b933-d0f9f056a241.jpg

 


6.Ndërkohë që fundjava e gjeti Dafina Zeqirin në Sarandë, por jo rastësisht po për të dhënë një koncert. Shpresojmë që të ketë gjetur edhe pak kohë për të marrë disa rreze dielli në detin e Sarandës.

4b95f89c-e1cf-48c5-8d40-a2cfb0e409c0.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917