INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rruga e Kombit me taksë, ministri i Kosovës: Nuk jam në dijeni

Rruga e Kombit me taksë, ministri i Kosovës: Nuk jam në dijeni

Publikuar më: 15:56 25-03-2018

Sic edhe u njoftua këtë mesditë tek ‘Rruga e Kombit’ ka nisur testimi aplikimit të taksës, testimi që pritet të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 prill.

Por në mediat e Kosovës raportohet se ekzekutivi kosovarë nuk është ende në dijeni.

Lidhur me këtë çështje, në Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i pyetur nga mediat e Kosovës ka treguar se kur mund të nis kjo procedurë.

Sipas Lekajt, çmimi i tarifes në Rrugën e Kombit do të caktohet gjithnjë duke u bazuar në kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

“Nuk jam në dijeni se do të ketë njëherë, mirëpo në të ardhmen gjithësesi ne do të kryejmë një fizibilitet dhe do të kujdesemi në bazë të kushteve ekonomike dhe xhepit të qytetarëve që mos t’i dëmtojmë shumë, por mund të fillojmë me një çmim simbolik. Unë mendoj që sa i përket rrugës së Kombit pra Autostradës ata i kanë politikat e veta dhe çmimi nuk do të jetë aq i lartë sepse ne frekuentojmë shumë qytetarëve tone”, ka thënë Lekaj.

Më tej, ai ka theksuar se do të bisedojë me homologun e tij në Shqipëri dhe të shikojnë mundësinë se si kanë vendosur sa i përket qytetarëve të Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826