INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rroga në UKT/ Përplasen keq Blendi Fevziu dhe Mira Kazhani: Për miliardat e Fevziut…[FOTO]

Rroga në UKT/ Përplasen keq Blendi Fevziu dhe Mira Kazhani: Për miliardat e Fevziut…[FOTO]

Publikuar më: 13:33 06-05-2020

Përgjatë ditëve të fundit ka qenë mjaft i komentuar në media punësimi në UKT i gazetareve Mira Kazhani dhe Bieta Sulo.

Ndërkohë gazetari i njohur Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me këtë lajm gjatë një interviste për Syri Tv.

Blendi Fevziu u pyet nga moderatorja Juli Krisafi nëse “duhen përjashtuar nga debatet personazhet që kanë opinione të njëanshme”. Krisafi iu referua gazetarëve “të përfshirë në lista ujësjellësish, bordesh qeveritare të cilët marrin rroga të dyta dhe të treta nga partitë politike”.

“Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Pra, për të artikuluar në mënyrë pak më interesante atë që politikanët e artikulojnë në mënyrë më të ngurtë. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standardi që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me punën që ai bën sigurisht që është e papranueshme.” – u shpreh Fevziu.

Ndërkohë nuk ka munguar reagimi i gazetares Mira Kazhani e cila u shpreh në një postim në instagram: 

“Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Instagram luksin e tij. Me rrogën time mund ta shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsion në shtypin shqiptar. Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po pendohem mirë.”

Me siguri pritet një reagim tjetër nga Fevziu sepse pas deklaratës së Mira Kazhanit, ai s’ka thënë gjë përvec se ka ripostuar foton e saj në Instastory.

MIR.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0058348178863525