INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arti në zi! Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur amerikane [FOTO]

Arti në zi! Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur amerikane [FOTO]

Publikuar më: 16:28 06-05-2020

Këngëtarja e famshme amerikane, Millie Small, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Sipas “Dailymail”, Small ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Angli, pas një goditjeje në tru.

Lajmi i keq është konfirmuar gjithashtu nga një mikeshë e këngëtares.

Small u bë tepër e njohur për publikun me hitin e saj “Sing my lollipop”.

Bashkautori i saj në këtë hit, Chris Blakewell, e cilësoi artisten si një ndër më të veçantat e kohës së saj.

“Kam udhëtuar me të nëpër botë, pashë sesi publiku kudo e kërkonte. Ishte një person tepër i ëmbël, shumë e qeshur dhe me një sens të shkëlqyer humori”, është shprehur Blakewell.

1588756871-57f16d0b8d7b8a3ae9c3370def385457735326dd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541