INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten fitimet nga koncensionet në shëndetësi, po përse realiteti është i trishtë në spitale?

Rriten fitimet nga koncensionet në shëndetësi, po përse realiteti është i trishtë në spitale?

Publikuar më: 12:55 06-08-2019

Teksa kohët e fundit po përflitet shumë për PPP, të dhënat e INSTAT bëjnë me dije se të gjitha ato biznese që e kanë të lidhur aktivitetin e tyre me koncesionet, të llojit Partneritet Publik-Privat, janë duke realizuar fitime të larta, mbi mesataren e tregut. 

Në vitin 2017 sipas të dhënave të INSTAT norma mesatare e fitimeve në ekonomi ishte 7-8%, ndërsa norma e fitimit në koncesionet e shëndetësisë ishte 13% më 2018.

Fitimet e koncesioneve të sektorit të shëndetësisë u rritën 60% në raport me 2017. Pjesa më e madhe e fitimeve është realizuar nga koncesioni i sterilizimit ndërsa koncensioni i CheckUp-in dhe ai  i Hemodializës raportuan fitime më të ulëta se një vit më pare. Dhe vetëm duke përllogaritur fitimet që rrjedhin nga koncesionet e shëndetësisë, që janë kontribut i pastër i taksave të shqiptarëve, shuma do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar një qendër spitalore publike moderne.

Qeveria shqiptare, deri më tani, ka autorizuar 311 milionë euro pagesa për katër koncesione në sektorin e shëndetësisë për 10 vitet në vijim.

Ekspertët të sektorit të shëndetësisë po ankohen gjithnjë e më shumë se burimet financiare për sektorin po shkojnë në drejtimet dytësore dhe tretësore, ndërsa parandalimi i sëmundjeve dhe trajtimi i tyre kërkon investime në pajisje dhe teknologji të reja, por realiteti është edhe më i trishtë, pasi edhe numri i shtretërve nuk mjafton në shumicën e pavijoneve të QSUT-se.

Megjithëse koncesionet PPP në sektorin e shëndetësisë kanë hyrë në vitin e katërt, ka shumë pak transparencë ndaj tyre dhe analizat e kosto-përfitimeve mungojnë. Por të dhëna nga dokumente zyrtare shkruan Monitor tregojnë se koncesionet po rezultojnë me kosto shumë herë më të larta se përfitimet.

Sektori i Shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, madje është më pak e financuar se në të gjitha vendet e Europës. Për rrjedhojë, shqiptarët paguajnë nga xhepi 50% të kostove të shërbimeve shëndetësore që, sipas Bankës Botërore është niveli më i lartë në Europë.

Article Logic
Execution time: 0.0042619705200195