INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook merr vendime drastike, ndryshon emrin e Whatsapp dhe Instagram. Ja si do quhen aplikacionet

Facebook merr vendime drastike, ndryshon emrin e Whatsapp dhe Instagram. Ja si do quhen aplikacionet

Publikuar më: 13:14 06-08-2019

Facebook ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh tek emrat e dy aplikacioneve më të dashura nga përdoruesit sic janë Whatsapp dhe Instagram.

Lajmi është konfirmuar nga disa zëdhënës të kompanisë së Facebook.

Dy aplikacionet do të quhen “WhatsApp from Facebook” dhe “Instagram from Facebook”.

Ky emër vjen si pasojë e dëshirës për të rritur rolin e kompanisë, në këtë mënyrë i kujtojnë përdoruesve se suksesi i këtyre dy aplikacioneve vjen falë Facebook.

Veç ndryshimit të emrit të aplikacioneve, Facebook duket se ka në plan të përmirësojë dhe shërbimin që ofrohet nga këto dy aplikacione.

Whatsapp do të mund të përdoret edhe nëse nuk keni lidhje në internet, falë një versioni të ri të WhatsApp për kompiuter, tërësisht i ndarë nga smartfoni.

Përdoruesit do të kenë mundësinë të përdorin aplikacionin në shumë pajisje, pasi ai të ketë bërë shkëputjen nga celulari.

Këto risi që janë bërë me dije nga WABetaInfo, me shumë mundësi do të aplikohen dhe do të nisin të përdoren në të gjithë botën, brenda vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0033018589019775