INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi, në Serie A ka marrëveshje për fiksimin e ndeshjeve

Rrëfimi, në Serie A ka marrëveshje për fiksimin e ndeshjeve

Publikuar më: 14:04 29-09-2018

Marcelo Larrondo, sulmues argjentinas me pasaportë kiliane, që ka luajtur për shumë vite në Serinë A me fanellat e Siena, Fiorentina dhe Torino, ka folur për kampionatin italian para telekamerave të “TyC Sports”.

Ai ka thënë se në Itali ekziston një tendencë për të “rregulluar” ndeshjet. Sulmuesi, që tani luan me ekipin Defensa y Justicia në Argjentinë, ka zbuluar një episod ku ka patur përshtypjen se ndeshjet në të cilat ka luajtur ishin vendosur më parë në tavolinë…

“Në Itali bëhet gjithmonë kështu, ka patur shumë raste. Bien dakord me skuadrat që kanë siguruar mbijetesën, në mënyrë që këto t’i dhurojnë pikët ekipeve që janë në rrezik. Në një ndeshje besoj se kishin rënë dakord për barazimin. Unë jam aktivizuar në vendin e Calaio dhe jam zemëruar, sepse më kanë thënë se duhej ta ktheja topin mbrapa në vend që të sulmoja”.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096