INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milan bën autogol, ajo e ngushëllon në këtë mënyrë...

Milan bën autogol, ajo e ngushëllon në këtë mënyrë...

Publikuar më: 10:46 28-09-2018

Milan Skriniar nuk gabon zakonisht në fushë dhe kjo është një nga arsyet pse është bërë një idhull i tifozëve të Inter në një kohë kaq të shkurtër. Të martën në mbrëmje, në ndeshjen kundër Fiorentina-s, ka ardhur një gabim i papritur, me qendërmbrojtësin që ka devijuar në rrjetën e portës së tij një goditje të Chiesa-s.

Një moment negativ pas të cilit Milan ka reaguar duke u kthyer në murin që njohin tifozët zikaltër dhe në fund skuadra e tij ka arritur të marrë tri pikët. Në fund të ndeshjes, ai ka qenë i lumtur për fitoren dhe për faktin se do të kthehej në krahët e partneres së tij të mrekullueshme, Barbora, e cila duhet të ketë gjetur një mënyrë për ta ngushëlluar për autogolin.

Ndërkohë, ajo vazhdon të çmendë ndjekësit e saj dhe në fotografinë e fundit të postuar në Instagram ka treguar gjithë sensualitetin e saj. Një postim që është shoqëruar me mesazhin: “Është gjithçka dashuri, nuk ka rëndësi se çfarë thua”.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992