INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i Jonida Shehut për të ëmën e ndjerë përlot moderatoren, Dalina Buzi ndërpret emisionin!

Rrëfimi i Jonida Shehut për të ëmën e ndjerë përlot moderatoren, Dalina Buzi ndërpret emisionin!

Publikuar më: 19:31 07-07-2022

Mbrëmja e kësaj të mërkure në programin “Goca dhe Gra” ka nisur me shumë surpriza, por edhe me shumë lot. Ndonëse nisi me një surprizë nga moderatoret për Dalina Buzin për ditëlindjen e saj, kjo e fundit e përfundoi pjesën e parë të emisionit me lot në sy.

Jonida Shehu foli për herë për kujtimet me të ëmën e saj të ndjerë dhe se si ajo vazhdonte komunikimin me të edhe pse ajo tani nuk ndodhet më pranë saj fizikisht.

Teksa fliste për marrëdhënien e ngushtë të tyre, Dalina Buzi nuk mundi dot të mbante lotët dhe në fund “ndërpreu” programin duke lançuar publicitet sepse nuk e vazhdonte dot nga emocionet e forta.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395