INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Louis Tomlinson: Po, jam baba!

Rrëfehet Louis Tomlinson: Po, jam baba!

Publikuar më: 16:30 23-01-2016

Duket se java që po lëmë pas është ajo e lindjeve në botën e spektaklit, dhe të mendosh që nuk ka mbaruar akoma.

Ndërsa nuk e dimë se çfarë mund të na rezervojë vazhdimi i kësaj jave, të paktën ato që dinim po konfirmohen. Kemi shkruar më parë për ardhjen në jetë të djalit që bëri “adoleshentin” Louis Tomlinson baba, dhe tashmë vjen edhe rrëfimi nga vetë ylli britanik. Këngëtari i One Direction tregoi nëpërmjet rrjetit social Twitter se dy dit më parë është i lumtur që është bërë baba i një “djali të shëndetshëm dhe fantastik”. Mësohet gjithashtu se Tomlinson ka qenë i pranishëm momentit kur ish e dashura e tij Briana Jungwirth po i jepte jetë vogëlushit pasi është pikasur me një byzylyk plastik në dorë, byzylyk që merret në spital. Artisti 24 vjeçar duket se jo vetëm është një baba i lumtur, por edhe i pergjegjshëm gjithashtu. Ndoshta vogëlushi e ndihmon babain e tij të ndryshojë, ashtu siç djali i Tom Hardy e largoi këtë të fundit nga droga.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025889873504639